[Verse 1]
Vetime, toka shiun e perbinë
Gjethet bijne, ftohte era ngrine
Njerzit e kane humb ngjyren
Momente depresive kur nuk ta shoh ftyren
Distanca ban te veten tash
Ti je me tjetrin e une jom me tjetren
Me force tu e shty
Se kurre s'mundem me dashte qysh t'kom dashte ty
Per ni moment kujtimet m'sulmojne
Une bi per toke e dhimbjet me arrestojne
Sa keq ikin vitet
Mungesa jote nuk zbehet po veç rritet
[Chorus]
Sa here qe vjen vjeshta ne Prishtine
M'kujtohesh ti
M'kujtohesh ti
E ti m'ke ik, si gjethet qe bijne
E prap mungon ti
E prap mungon ti
[Verse 2]
Na nuk jetojme na veç jemi gjalle
Kujtohemi shpesh e nihemi rralle
Fati jone i prishte
Sa panik kur shihemi aksidentalisht
Krijum lidhje t'reja, sa trishtim
Jo prej dashnise, po veç per ngushellim
Ose prej frikes mos po mbesim vetem
Te dy te pa afte me e sfidu t'verteten
Kujtimet i kthejne imazhet
Kur jeta jone o kon perralle e na personazhet
Si anderr ne gjume
S'ma merr mendja qe mundem me dashte dikon ma shume
[Chorus]
Sa here qe vjen vjeshta ne Prishtine
M'kujtohesh ti
M'kujtohesh ti
E ti m'ke ik, si gjethet qe bijne
E prap mungon ti
E prap mungon ti
[Verse 3]
Sa here t'shoh ne anderr merzitem
Se ti gjithmone zhdukesh kur e ndezi driten
Mungon zeri yt, prekja jote
Menihere çohna veshna, pi gotë mas gote
Dal filloj me ece rrugeve vetem
Dielli del shpejt e une prap n'terr mbetem
Kur e di qe shume pak ka shprese
Se fati eshte perpara e na ni hap me vonese
[Chorus] 2x
Sa here qe vjen vjeshta ne Prishtine
M'kujtohesh ti
M'kujtohesh ti
E ti m'ke ik, si gjethet qe bijne
E prap mungon ti
Vjeshta Ne Prishtine was written by Genc Prelvukaj.
Vjeshta Ne Prishtine was produced by Genc Prelvukaj.
Genc Prelvukaj released Vjeshta Ne Prishtine on Thu Jan 01 2015.