Vetëm by Ardit Gjebrea
Vetëm by Ardit Gjebrea

Vetëm

Ardit Gjebrea * Track #12 On Projekti Jon

Vetëm Lyrics

Ike dhe heshtje le pas
Le zbrazetirë, hëna si lot atje lart, lot i ngrirë
E di , s'e di jam a s'jam
Mbjell arën e vetmisë fare vetëm
E di , s'e di, je a s'je
Jep shenjë me një re
Kujt t'i falem, kujt t'i flas..
Kujt t'i them "të dua" ?
As i vdekur as i gjallë
Bëj të fle, por sytë mërguar

Ike dhe natë le pas, le zbrazëtirë
Hëna si lot atje lart, lot i ngrirë
E di , s'e di jam a s'jam
Korr arën e vetmisë fare vetëm
E di , s'e di je a s'je, fryn erë e ska më re
Kujt t'i falem, kujt t'i flas..
Kujt t'i them "të dua" ?
As i vdekur as i gjallë
Bëj të fle, por sytë mërguar
Kujt t'i falem, kujt t'i flas
Malet më largohen
As i vdekur as i gjallë
Bëj të fle, por sytë mërgohen

Your Gateway to High-Quality MP3, FLAC and Lyrics
DownloadMP3FLAC.com