[Teksti i "Une dhe Ti"]
[Verse 1]
Eja pranë dhe më fal një vallëzim
T'a rikthejmë jetën pas si një film
Zemrat tona ekran, ngjyra i dhanë errësirës
Më shtrëngo dhe njëherë si dikur
Si në foton e varur mbi mur
Dashuria i jep krahë dhe kujt nuk i ka
Unë dhe ti, ishim ata
[Pre-Chorus]
Unë dhe ti
Që ndamë dhe të fundit kafshatë
Duke thënë sesa jemi me fat
Sa njëri-tjetrin të kemi për krahë në çdo natë
[Chorus]
Unë dhe ti
Erdhëm nga ëndrrat në jetë
Duke mposhtur stuhitë dhe rrufetë
Dhe mbollëm një rreze diku
Të shkëlqej sot një diell i vërtetë
[Verse 2]
Ne u nisëm me hënën e plotë
Përmbi dallgën e lotit të ftohtë
Zemrën busull në dorë
Dhe në kraharor dashuria
Prekëm fundin dhe mbërritëm në majë
Por kujtimet së bashku i ndajmë
Jemi ne nga ata
Që krahët i'a dha varfëria
[Pre-Chorus]
Unë dhe ti
Që ndamë dhe të fundit kafshatë
Duke thënë sesa jemi me fat
Sa njëri-tjetrin të kemi për krahë në çdo natë
[Chorus]
Unë dhe ti
Erdhëm nga ëndrrat në jetë
Duke mposhtur stuhitë dhe rrufetë
Dhe mbollëm një rreze diku
Të shkëlqej sot një diell i vërtetë
[Bridge]
Ti i dhe kuptim jetës time
Ti e ktheve dhimbjen në forcë, oh oh oh
Çdo mëngjes me diellin në lindje
Nuk pritëm kaq shumë nga kjo botë
[Pre-Chorus]
Unë dhe ti
Që ndamë dhe të fundit kafshatë
Duke thënë sesa jemi me fat
Sa njëri-tjetrin të kemi për krahë në çdo natë
[Chorus]
Unë dhe ti
Erdhëm nga ëndrrat në jetë
Duke mposhtur stuhitë dhe rrufetë
Dhe mbollëm një rreze diku
Të shkëlqej sot një diell i vërtetë
Oh oh oh oh, oh oh, oh oh, oh oh
Unë dhe ti
Vetëm ne të dy
Oh oh oh oh, oh oh, oh oh, oh oh
Unë dhe ti
Ne të dy
Une dhe Ti was written by Alban Skenderaj.
Une dhe Ti was produced by Alban Skenderaj.
Alban Skenderaj released Une dhe Ti on Sun Feb 14 2016.