[Teksti i "S’mund t’fitoj pa ty"]
[Verse 1]
Nëse t'bëj me lot
T'lutem futi n'tokë
Mbylli dikun thellë
Fytyra jote sot
M'la me nyje plot
Sytë s'po dojnë me u çelë
[Chorus]
Qëndro me mua
T'lus mos e thuaj
Fjalët s'dijnë me u kthy
E humbun asht rruga
Pa pythjet e buta
Zemra s'asht me u thy
[Verse 2]
Prekjen ta kërkoj
Zhytem e harroj
Kangët qysh me i knu
Dita që agoi
Qiellin e ndriçoj
Perdet i kam lëshu
[Pre-Chorus]
I humbun e kërkoj
Mënyren me u pajtu
I dehun i shfletoj
Arsyet pse t'kam humbë
[Chorus]
Qëndro me mua
T'lus mos e thuaj
Fjalët s'dijnë me u kthy
Shtriju të luajmë
Etjen ma shuaj
S'mund t'fitoj pa ty
S’mund t’fitoj pa ty was written by Shpat Deda.
S’mund t’fitoj pa ty was produced by Tomor Kuçi & Visar Kuçi.
Shpat Deda released S’mund t’fitoj pa ty on Tue Dec 19 2023.