[Verse 1]
Kur vje puna per dyshime mu m'permenin t'parin (t'parin)
Kan inat suksesin tim, po un numroj paret
Nese dun me perparu, le t'vijn shembull t'marin (hajde)
Mos u lodhni me stervitje, e kam fitu garen
Ata s'mkan dasht, e tash po m'perulen (posht)
Ti nuk ke shok thik pas shpine tngulen
Kur tregova qe jam sakt, krejt hunen e ulen
M'thirrshin deshtak, tash krejt pas meje sulen
Sikur me magji femnen ta zhduki
Bro nuk osht e para (jo), as e fundit
Jeni lepuj, gjith kerceni pupthi
Vec ju refuzoj, 1000 her t'm'lutni
S'kapesh dot me mu se nuk t'kam dhen arsye
Dukesh shum i humbur sikur naten n'pyje
E ke venin n'greqi mere pjaten thyje
Shum jan tu ndricu e kam venin mes yjesh (e kam venin mes yjesh)
[Refreni]
Kuku po bojn sa here m'shofin
Kuku tash krejt mu po m'njofin (i famshem)
Kuku n'rrug kta mu po m'knoqin (myten)
Kuku me mu kan ra n'dashni
[Verse 2]
Kur t'm'shihni shtroni t'kuq tapetin
Ju nuk ju besohet,i rreni dhe t'vdekmit (Dead)
Hajdeni m'urreni, vec po m'boni qefin
Un foli me vepra, ju i bini defit
Ju po boni rima komplet pa pik lidhje (s'ka lidhje)
Je tipi qe per lek nonen n'humner hidhje
Menohu sa t'dush, po nuk ke me gjet zgjidhje
Jeni vec ushqim per mu
Ju ha si midhje
Beba numer 1shi, s'pe ndrroj me askend
Kur um sheh esht hyped, s'i ze bytha vend (jo)
Po m'thot handsome, po m'komplimenton
Kjo esht e dyshimt, kjo dicka po don (po don)
Rroba t'shtrenjta m'duket vetja si zookeeper
N'qaf e maj dhelpren, n'kpuc kam krokodilin
Xhaketa gjarper (sss), kapelja rakun
Hala nuk po m'knaqin, un po du ma shum
[Refreni]
Kuku po bojn sa here m'shofin
Kuku tash krejt mu po m'njofin (i famshem)
Kuku n'rrug kta mu po m'knoqin (myten)
Kuku me mu kan ra n'dashni