Kënga e tretë e Llunit që kur u bë pjesë e labelit më të njohur shqipëtar. Në këtë këngë përshkruan jeten e vështirë në Kosovë. Edhe pse reper i ri definitivisht me çdo këngë të re është duke e vertetuar veten si një ndër lyricistët më të mirë në territor.
[Teksti i "Menime"]
[Intro]
Hip-Hop
Yeah
[Verse 1]
Uh, sot e ftohtë nata
Barkin e kom unt edhe kuletat e thata
Bling bling pjata thu sot o data
I mush hunt inspirim nuk ka kthim mbrapa
Kur o shansa me bo kel dostin e thirr n'tel
Maskën edhe del yo Casa De Papel
Thu bile sikur Kastro po bi se edhe n'liri kom klastrofobi
I gjuj prej lugës këta fake Frank Lucas
Lluni poet jo po Shekspiri rrugës
I dhojna gdhendje strukturës t'kulturës
Mount Rushmore ftyren maje skulpturës
Mas cdo shkrimi e dëshmoj gabim veten
Dyshimin a muj me topirat kangën e vjetër
T'vërtetën me repovat krejt qa qes n'letër
E vraj njo shihmi gjuje beaten tjetër
[Verse 2]
Njeri i thjeshtë që s'kom desht me ma tesh
E kom preferu me hesht që kur foli me pas peshë
Me dështim nuk jom ndesh unë për lojë me fjalë mjeshtër
Sulmoj këta repera sot rima gjuj breshër
Ku po mesum, do po shesum
Qdo ditë o replay për mu bo ma mirë po presum
E kuptoj mirë luftën për mbijetesë unë
Edhe n'ditë me shi n'rrugë e maj qirin dhezun
Prej shpis tem kqyri prej dritares tane
Dillera, hajna, dallovere osht e njejta pamje
Havera n'rrugë premte, shtune, dille, hane
Njejtën bukë e hajnë e bojnë njoni tjetrin për t'pame
Po do e dojnë deken, do e shijojnë jetën
Do me dit ku lindin e abortojnë veten
Loyal deri n'dhe komt për toke kryt nalt
Hip-Hop my first love, don't stop baby, don't stop