Jam si tip ca i lëvizshëm
Ju bëj ndjenjave bisht
Por kur ndjej diçka
Ndjej diçka, ndjej, seriozisht
Që diçka ndjej
S' gënjej
A qenka ajo vajza
Ajo pra bukuroshja
Që është ulur atje tej
Cila pra është më e bukura
Për kë do bëje sherre
Cilën do të zgjidhje
Sikur të të thonin merre
Është e bukur dhe e zgjuar
E ka trupin si ngjala
Ajo pra që ndriqon si yll
Për atë ishte fjala
E kam parë dhe herë të tjera
Tek lëvizte në qytet
Me mamin a me babin
A me shoqërin e vet
Nuk e di s' jam i sigurt
Por nuk ka dhe shumë rëndsi
Më pëlqen e kam fiksim
Më duket se ajo e di
Kishte pyetur për mua
Ca vajza që më njohin
Po nuk don t' ja di
At'here për se u interesua
Plus që në celular
Ka zile këngën «Të Dua»
Ika që ti them diçka
Më prisni 5 minuta mua. Vajzë
[Hook:]
Më pëlqen kur je afër meje
Dhe kur rastësisht të takoj
S' i heq dot syt e mi prej teje
Dua vetëm ty të shikoj
Je magjepse dhe romantike
Sikur hëna natën mbi det
Në rërën e lagur do shkruaj
Më pëlqen ti e din dhe vet
[Verse 2:]
Do ta ketë fajin deti
Që të lagu trupin
Dhe Dielli që me ngjyrë të bukur
Bronxi të ngjyrosi
Që s'i heq dot syt e mi
Nga ti e mos më buzëqesh
Ashtu, se po më fluturon
Kapaku si atlete krosi
Më pëlqen të dalim xhiro natën në liqen
Por jo nga artificiali
Se vjen erë e ngordhur qen
Po më vjedhin krokondilin
Erdha vetëm të të them
Që je e bukur moj
Sikur ylli që shkëlqen
Nuk ta kisha thënë më parë
Se nuk u gjet momenti
Por deri sa të gjindej
Do ish zgjedhur presidenti
Kështu që ta them tani
Edhe ta marrësh seriozisht
Vërtet jam i lëvizshëm
Dhe ju bëj ndjenjave bisht
Por kur ndjej diçka
Ndjej diçka e s' kam p'se të gënjej
Ndjej diçka për ty
Dhe kjo shpresoj të të pëlqej
Se kur ndjej diçka ndjej diçka
Nuk është thjeshtë simpati
Thashë, ndjej diçka për ty
Edhe e di se ndjen dhe ti. Vajzë