[Teksti i "Kritikët e mi"]
[Strofa 1]
Jam banor në mëndjen tuaj pa paguar qera
Ndërkohë që unë as nuk ju njoh, ju mendoni se për mu dini gjithçka
Në fakt, ju nuk dini asgjë
Ja ku e keni përgjigjen, me figurë dhe me zë
Like, uh
Shifi gjithë këto pidha që janë tu më kritiku
I përplasin lafshat, por s'janë as tu belbëzu
Jashtë n'oborr, jam tu pre dru, lumberjack
Rima sopatë, tu spërkatë mikrofonin me gjak
Leatherhead, ju ther e ia u marr fytyrën
Abuzoj lirinë e fjalës, jam tu shpërdoru detyrën
Ju shumëzoj me zero dhe ju heq zhduk nga ekuacioni
Ju pjestoj me veten tuaj, prapë zero rezultoni
S'keni faj ju, fajin e ka interneti
Villni vrerë si skutha t'qelbur, ju mbron anonimiteti
Keni kariku tastierën por do shifemi jashtë rrjeti
E do ia u fus karin n'gojë si të isha Safeti (Ha-ha-ha)
[Refreni]
Kjo shkon për kritikët e mi
S'ju mbaj inat, keni shpirtin e zi
Kushedi sa t'frustruar mund t'jeni
Me veten tuaj, se me mu nuk e keni
Po tregoni se kush jeni vërtetë
Ju uroj shërim sa më t'shpejtë
Thoni ça t'doni, s'e kam fare siklet
Thjesht po m'boni falas publicitet
[Strofa 2]
Kritikut më të flaktë i daltë në ëndërr kari jashtë, e trëmb nga gjumi
Kam gjëagjëza me përgjigje që asnjëherë nuk i merr lumi
Poet më mistik se Rumi, me tregime nga bodrumi
Vaj në ujë, kështu ndahet ajka nga llumi
Jam buka e vjetër që u krijua nga një tjetër lloj brumi
Zjarr që as me nitrogjen nuk mund ta shuni
Jam mumja që u ringjallë dhe doli nga mauzeleumi
Pendohuni, o të vdekshëm, se erdhi funi (Ayo)
U bënë të gjithë kritikë muzike, u bënë të gjithë juri teknike
Sillen sikur kanë doktoratur mbi shkencat rapsodike
S'ka juri t'kualifikuar n'gjuhën shqipe
Për me i analizu n'thellësi dhe në brendësi aftësitë e mia lirike
Do ju them dhe dy fjalë, shpresoj t'i merrni si këshilla
Jeni t'lirë të kritikoni, veç mos boni si debila
Se do ju injoroj pa e vrarë trurin aspak
Ndërsa kritikat konstruktive mund t'merren n'konsiderat
[Refreni]
Kjo shkon për kritikët e mi
S'ju mbaj inat, keni shpirtin e zi
Kushedi sa t'frustruar mund t'jeni
Me veten tuaj, se me mu nuk e keni
Po tregoni se kush jeni vërtetë
Ju uroj shërim sa më t'shpejtë
Thoni ça t'doni, s'e kam fare siklet
Thjesht po m'boni falas publicitet
[Mbyllja]
Si thotë ajo shprehja?
Më mirë të të urrejnë sesa t'harrohesh
Ha-ha-ha
Gjithsesi, mos e merrni personale
Janë thjesht fjalë dashamirëse
Ha-ha-ha-ha-ha
Kritikët e mi was produced by TRINIUM.
Doza released Kritikët e mi on Sat Nov 30 2024.