Kangë muzgu by Petrit Çarkaxhiu
Kangë muzgu by Petrit Çarkaxhiu

Kangë muzgu

Petrit-carkaxhiu

Download "Kangë muzgu"

Kangë muzgu by Petrit Çarkaxhiu

Release Date
Thu Mar 14 2024
Performed by
Petrit-carkaxhiu

Kangë muzgu Lyrics

Në mal
Bora ka fillu me u shkri
Lumi po rrëmben çdo gja
T'rrëmbeu edhe ty

Në verë
Lumi n’det kur t’jetë përzi
Edhe deti n’re t’jetë kthy
Athu me shiun vjen ti

Pa ty
Mijëra vjet nuk çelin lulet
Mijëra lule vjollce veç me ty gufojnë në këtë shkretinë

Pa ty
Nata me miliona yje
Krejt e zbrazët duket prej gërmadhave që i le ti

Në muzg
Dielli kur t’ketë perendu
E në lagje s’ndihet za
Loja e fëmijve t’ketë pushu

Do t’kujtoj
Nji vegim ma ke tregu
Per nji dritë të re plot jetë
N’prehën tandin tuj këndu

Pa ty
Mijëra vjet nuk çelin lulet
Mijëra lule vjollce veç me ty gufojnë në këtë shkretinë

Pa ty
Nata me miliona yje
Krejt e zbrazët duket prej gërmadhave që i le ti

Pa ty
Mijëra vjet nuk çelin lulet
Mijra ngjyra lulesh veç me ty jetojnë në këtë shkretinë

Pa ty
Nata me miliona yje
Krejt e zbrazët duket kur në bahqen tonë nuk këndon ti

Kangë muzgu Q&A

When did Petrit-carkaxhiu release Kangë muzgu?

Petrit-carkaxhiu released Kangë muzgu on Thu Mar 14 2024.

Your Gateway to High-Quality MP3, FLAC and Lyrics
DownloadMP3FLAC.com